Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 31 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 31.002.707 raste me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.967.420 raste deri më tani.
Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (5.400.619), Brazili (4.528.347), Rusia (1.103.399), Peru (768.865), Kolumbia (758.398), Meksika (694.121), Afrika e Jugut (659.656), Spanja (659.334), Argjentina (622.934) dhe Kili (444.674).
Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 301.348.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 961.612 persona. Ndërkohë, 22.610.909 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.430.186 raste aktive./AA/
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...