Google ka njoftuar se do të publikojë të dhënat për vendndodhjen për të treguar nëse njerëzit i përmbahen këshillës “Qëndro në shtëpi”, një nga paralajmërimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Google përmes një njoftimi ka thënë se do të publikojë të dhënat e lëvizjes së njerëzve në 131 shtete dhe rajone.
Po ashtu deklaroi se sot është publikuar raporti i parë, duke theksuar se Google synon të mbështesë luftën kundër përhapjes së epidemisë së koronavirusit duke monitoruar tendencat e lëvizjes gjeografike dhe duke informuar zyrtarët qeveritarë dhe të shëndetit publik.
Raportet tregojnë kur njerëzit shkojnë në vende të tilla si tregje, farmaci, parqe ose biznese, vende ku bëhet përqendrimi më i madh i njerëzve. Informacionet për vendndodhjen ose identitetin e individëve nuk do të shpërndahen.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...