Rrugët e Parisit dhe të tetë qyteteve të tjera në Francë janë boshatisur gjatë të shtunës në mbrëmje, ndërsa po zbatohej shtetrrethimi i ri.
Ndalimi i lëvizjes ka për qëllim frenimin e shkallës së lartë të infeksionit të koronavirusit në Francë, e cila është kthyer në një nga pikat më të nxehta në Europë, transmeton portal arbresh.info
Ka pasur ankesa nga pronarët e restoranteve, bizneset e të cilëve tashmë po vuajnë pas bllokimit dy-mujor në pranverë.
Masa të reja janë njoftuar edhe në Itali, pasi numri në rritje i infeksioneve është i vazhdueshëm.
Italia është vendi i parë europian që u godit ndjeshëm nga Covid-19.

Në Francë rreth 20 milionë francëze janë pjesë e shtetrrethimit, pasi ora e ndalimit të lëvizjes ka përfshirë Marsejën, Lion, Lille dhe Toulouse, si dhe kryeqytetin.
Presidenti Emmanuel Macron tha se ora e ndalimit ishte e nevojshme për të shmangur rrezikun e tejkalimit të spitaleve.
Franca raportoi një numër rekord të rasteve të reja të virusit të shtunën një rritje prej 32,427, tha ministria e shëndetësisë. Një ditë më parë vendi regjistroi 25,086 infeksione të reja./arbresh.info/
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...