Oyub Titiyev, aktivist rus, i cili ndodhet në burg në Çeçeni për shkak të, siç thotë ai, akuzave të fabrikuara për posedim droge, u shpërblye me Çmimin për të Drejtat e Njeriut “Vaclav Havel”.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ndau çmimin të hënën, në hapje të sesionit vjeshtor.
Titiyev, i cili në vitin 2009 ka pasuar aktivisten e vrarë, Natalya Estemirova, si udhëheqës i zyrës në Çeçeni të Qendrës ruse për të Drejtat e Njeriut “Memorial”, është arrestuar në Çeçeni në muajin janar.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballen [Titiyev] dhe kolegët e tij”, tha presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Liliane Maury Pasquier.
“Çmimi është një njohje e punës që ai dhe Memorial po bëjnë”, tha ajo.
Çmimi vjetor, i cili vjen me 60 mijë euro, një trofe dhe një diplomë, iu dorëzua kryetarit të bordit të Memorialit, Aleksandr Cherkasov, në një ceremoni në Strasburg.
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...