Çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet botërore u rrit pas sulmeve izraelite ndaj Iranit, ndërsa tregtarët shprehin shqetësime se konflikti mes dy vendeve mund të ndërpresë furnizimet nga një rajon i pasur me naftë.
Çmimi i naftës ndikon në një gamë të gjerë çmimesh, nga benzina deri te produktet ushqimore, dhe analistët paralajmërojnë se tregtarët do të ndjekin me kujdes zhvillimet e konfliktit në ditët në vijim, raporton BBC.
“Kjo situatë mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë që do të ndërpresë furnizimet me naftë në Lindjen e Mesme,” tha Vandana Hari nga Wanda Insights.
Në një skenar ekstrem, Irani mund të ndërpresë furnizimin me miliona fuçi naftë në ditë nëse sulmet izraelite prekin infrastrukturën ose trafikun në Ngushticën e Hormuzit – një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e prodhimit global të naftës.
Në çdo moment, në këtë ngushticë lundrojnë dhjetëra cisterna që transportojnë naftë dhe gaz nga prodhuesit kryesorë të Lindjes së Mesme drejt tregjeve ndërkombëtare.
Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin Persik me Detin Arabik dhe është një pikë kyçe për furnizimet globale të energjisë.
“Gjatë ditëve në vijim, tregu do të duhet të vlerësojë se si mund të përshkallëzohet kjo situatë,” tha Saul Kavonic, kreu i kërkimit të energjisë në MST Financial.
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...