Nafta e nisi javën në rënie, prej shqetësimeve mbi ngadalësimin ekonomik botëror dhe luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çka ka sjellë uljen e projeksioneve për kërkesën.
Nafta Brent e Londrës humbi 0.2 për qind në fillim të tregtisë në 58.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 0.3 për qind në 54.33 dollarë për fuçi.
Të dy indekset treguan rënie gjatë javës së kaluar, ndërkohë që Brent humbi më shumë se 5 për qind.
Analistët thonë se nafta e nisi këtë javë në rënie prej publikimit të projeksioneve për kërkesën më të ulët si dhe pesimizmit për arritjen e një marrëveshjeje tregtare mes Kinës dhe SHBA-së.
Lufta tregtare ka tronditur tregjet botëror javën e kaluar, ndërsa rritja e papritur e inventarëve të naftës në SHBA shtoi presionet te çmimet.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, parashikimet për një ngadalësim ekonomik botëror kanë ndikuar gjithashtu në rënien e kërkesës për naftë në nivelin më të ulët që prej krizës financiare të vitit 2008. /Telegrafi/
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...