Veriu i Europës është duke u kërcënuar nga një uragan i quajtur “cikloni bombë”.
Tre shtete që parashikohen të preken më së shumti nga ky uragan janë, Irlanda, Skocia dhe Britania e Madhe.
Sipas meteorologëve ky fenomen pritet të shkaktojë erëra të fuqishme me shpejtësi maksimale mbi 200 km/orë në det të hapur.
“Ne flasim për një ciklon bombë kur ka një rënie jashtëzakonisht të shpejtë të presionit të ajrit në një zonë me presion të ulët. Dhe aktualisht është kështu”, thotë Michael Eichmann nga MeteoNews.
Ndërsa në tokë, erërat do të kenë një shpejti mbi 120 km/h.
“Në tokë uragani do të tërbohet me erëra nga 120 km/h deri në 150 km/h. Në bregun perëndimor dhe në veri të Irlandës priten erëra me shpejtësi prej 150 deri në 180 km/h”, vazhdoi Eichmann.
Mbrëmjen e së enjtes, nga uragani do të preken Britania e Madhe, Irlanda dhe Skocia. As vendet skandinave nuk do të shpëtojnë. Efektet e uraganit, ndonëse më të lehta, do t’i ndiejnë edhe Belgjika, Holanda dhe zona të Gjermanisë veriore, si dhe Zvicra.
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
Kurti: Dil dhe voto, mos e le për moment të fundit – J...
Përditësohen të dhënat, deri tani kanë votuar mbi 583 mijë q...
Florent Hasani vazhdon shkëlqimin tek Boluspori, realizon go...
Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e...