Informatorja transgjinore Chelsea Manning, që gjatë shërbimit ushtarak në 2010 i dha Wikileaks mbi 700 mijë dokumente sekrete ushtarake dhe diplomatike, kërkon të garojë për në Senat për të përfaqësuar shtetin e Merilendit.
Manning do të garojë si demokrate, duke sfiduar senatorin Ben Cardin që ka shërbyer në post për dy mandate. Zgjedhjet në Merilend zhvillohen në qershor. Ajo do të duhet të regjistrohet në bordin zgjedhor të këtij shteti deri më 27 shkurt për të patur emrin në fletat e votimit.
Në vitin 2013, Manning u dënua me 35 vjet burg për publikimin e dokumenteve të klasifikuara. Ish presidenti Barak Obama, ia fali asaj dënimin para largimit nga detyra vitin e kaluar.
Zëdhënësja e zotit Cardin, Sue Walitsky, pa folur drejtpërdrejtë për zonjën Manning, tha se senatori Cardin “pret një debat energjik të çështjeve dhe një bisedë të fuqishme me votuesit e Merilendit”.
Cardin është demokrat i shquar në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 2006./VoA/
Rama ndan pamje nga ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve ...
BE-ja propozon zbutjen e ndalimit të makinave me benzinë dhe...
Kurti merr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin...
Autori i sulmit “Bondi” akuzohet për 15 vrasje
Sot nis fushata e katërt zgjedhore për vitin 2025, Elezi tre...
Presidenti Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të n...