Kreu i komunitetit të shqiptarëve në Ukrainë, Aleksandër Dermetli, tregoi se çfarë po ndodh me shqiptarët që jetojnë atje. Ai tha se shqiptarët janë zhvendosur në disa fshatra pranë Odessës ku situata është e qetë.
Dermetli tregoi se janë rreth 5 mijë shqiptarë që jetojnë në Ukrainë dhe se nuk janë larguar nga vendi. I pyetur për mundësinë e largimit, ai tha se janë në bisedime me ministrinë e Jashtme të Ukrainës. “Situata ishte e mirë, jemi larg zonës së konfliktit. Shumë shqiptarë nga Odessa kanë ikur në një fshat.
Në Zaporizhzhia, situata është keq. Tani po bisedojmë me ministrinë e Jashtme në Ukrainë kur të hapen korridoret humanitare. Unë jetoj aty ku është diaspora shqiptare në Ukrainë. Familja është këtu. Jemi këtu 5 mijë banorë shqiptarë. Tani kemi dy zona ku jetojnë shqiptarët.”/Abcnews/
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...