Popullsia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada, sipas të dhënave të qeverisë, të martën.
Shkalla mesatare e rritjes vjetore ishte 0.53% gjatë 10 viteve të fundit, nga norma prej 0.57%, që ishte midis viteve 2000 dhe 2010, duke e çuar popullsinë në 1.41 miliardë.
Rezultatet shtojnë presionin mbi Pekinin, për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin një rënie të popullsisë.
Rezultatet u bënë publike, nga regjistrimi që bëhet mesatarisht një herë në dekadë.
Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacione nga familjet kineze.
Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të anketuar, ai konsiderohet si burimi më i plotë për popullsinë e Kinës, i cili është i rëndësishëm për planifikimin e ardhshëm./tch
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër