Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë gjatë ditës që vendimi i administratës së Trumpit për t’u tërhequr nga JCPOA ishte një shkelje e rëndë e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sipas një deklarate të publikuar nga portali i presidentit iranian, çdo sanksion i ri i SHBA-ve kundër Iranit do të shkelë Rezolutën 2231 të KS të OKB-së si dhe normat ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Të martën, Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga JCPOA dhe premtoi të ri-imponojë nivelin më të lartë të sanksioneve ekonomike kundër Iranit në përgjigje të zhvillimit të programit bërthamor të Teheranit.
Në përgjigje të masës amerikane, presidenti iranian Hassan Rouhani tha të njëjtën ditë se Teherani nuk do të tërhiqej nga JCPOA dhe se marrëveshja mbeti midis Iranit dhe pesë pjesëmarrësve të mbetur të marrëveshjes./Arbresh.info/
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...