Çavuşoğlu: Xhamia e Madhe e Ajasofjas kthen një faqe të re në histori

08:43 | 25 Korrik 2020

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se rihapja e Xhamisë së Madhe të Ajasofjas (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) për namaz për herë të parë pas 86 viteve, ktheu një faqe të re në histori, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Falënderimi i takon Zotit, Xhamia e Madhe e Ajasofjas u hap. Në të njëjtën kohë në historinë e pavarësisë së Turqisë”, shkroi Çavuşoğlu në twitter.

Xhamia e Madhe e Ajasofjes, ndër destinacionet më të vizituara në Turqi

Përveç funksionimit si një xhami, Ajasofja po ashtu është ndër destinacionet më të vizituara në Turqi, si për turistët vendas ashtu edhe për ata të huaj.

Në vitin 1985, gjatë kohës së saj si muze, Ajasofja u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Ajo shërbeu si kishë për 916 vjet deri në çlirimin e Stambollit dhe si xhami nga viti 1453 deri në vitin 1934, pothuajse gjysmë mijëvjeçari dhe së fundmi si muze për 86 vjet.

Më 10 korrik, një gjykatë turke anuloi dekretin e kabinetit të vitit 1934 që e kishte shndërruar Ajasofjen në muze, duke i hapur rrugën përdorimit të saj përsëri si xhami pas një periudhe 86 vjeçare. Para kësaj, ajo ka qenë xhami për gati 500 vjet.

Më 16 korrik, Drejtoria e Çështjeve Fetare në Turqi nënshkroi protokoll bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për të drejtuar Ajasofjen pas shndërrimit të saj në xhami.

Sipas protokollit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të mbikëqyrë punën e restaurimit dhe konservimit ndërsa Drejtoria e Çështjeve Fetare do të mbikëqyrë shërbimet fetare.

Thesari arkitektonik po ashtu do të jetë i hapur falas për turistët vendas dhe të huaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara