Një qytetar australian gjeti një mënyrë interesante për të mbrojtur vetën nga COVID-19, duke ecur me një flluskë të madhe plastike në rrugë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri nga zona e Belgrave 47 kilometra larg qytetit të Melbourne, u xhirua nga qytetarët teksa ecte brenda me ‘mburojen’ e tij.
Kostumi qesharak vjen pasi shteti i Victorias në Australi raportoi 532 raste të reja, me këtë rast kryeministri, Daniel Andrews, paralajmëroi se vendi rrezikon të mbyll të gjitha industritë në fazën e ardhshme.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Australi u rrit në 14 mijë, ndërsa 161 persona kanë ndërruar jetë.

Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...