Kryeministri i Burkina Faso, Paul Kaba Thieba, ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në twitter, Thieba ka theksuar se presidentit të vendit, Roch Marc Christian Kabore, i ka paraqitur dorëheqjen e tij dhe të kabinetit dhe se presidenti të njëjtën e ka pranuar.
Thieba formoi qeverinë në muajin janar të vitit 2016 pasi u ngarkua me detyrë nga presidenti Kabore, i cili fitoi zgjedhjet e mbajtura në nëntor të vitit 2015.
Ndërkohë theksohet se dorëheqja e kryeministrit Thieba ka të bëjë me krizën e sigurisë me të cilën Burkina Faso është përballur muajt e fundit.
Burkina Faso që prej vitit 2015 e deri tani po përballet me sulme terroriste. Sipas të dhënave zyrtare theksohet se të paktën 300 persona kanë humbur jetën në sulmet e intensifikuara në pjesën veriore dhe në zonën Sahel të vendit, si dhe të cilat më pas u përhapën edhe në pjesën perëndimore dhe në rajonet Boucle du Mouhoun.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se në 7 prej 13 rajoneve të vendit që nga 1 janari është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...