Bullgaria ka dërguar 350 ushtarë shtesë në kufirin e saj me Turqinë, në mes të rritjes së migracionit.
Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov tha për mediat bullgare se trupat ushtarake “do të qëndrojnë në kufi për të mbështetur policinë kufitare”, tranmseton portal arbresh.info
Më shumë se 6,500 emigrantë janë arrestuar pasi kanë hyrë ilegalisht në Bullgari që nga fillimi i vitit deri në shtator.
Numri i hyrjeve është më shumë se tre herë më i madh se në të njëjtën periudhë të vitit 2020, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
Në gusht, parlamenti bullgar votoi gjithashtu për të dërguar midis 400 dhe 700 ushtarë për të ndihmuar në ndërtimin e gardheve përgjatë kufijve të saj me Greqinë dhe Turqinë./euronews/arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...