Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka postuar edhe një fotografi teksa ka biseduar me Blinkenin.
Sipas Osmanit, temë diskutimi mes tyre ishte aktualiteti i Maqedonisë së Veriut dhe domosdoshmëria e kursit euroatlantik të vendit.
“Me Sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tre marrëveshjeve. Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, ka shkruar Osmani,
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut