Brukseli i përfshirë në ndërtimin e një ‘bordelo’ në kufirin gjermano- çek?!

21:32 | 5 Prill 2017

Bashkimi Europian ka dhënë një subvencion prej 40 mijë eurosh për modernizimin e një pensioni për pushime në kufirin gjermano-çek, i cili tashmë po shfrytëzohet si bordello.

I ashtuquajturi ‘klub nate’ është vendosur në oborrin e një fshatari në qytetin çek, Pomezí, raporton gazeta gjermane Exact, transmeton portali arbresh.info.

Komisioni Europian ka filluar hetimin e rastit.

Nëse situate rezulton të jetë serioze, njësia e anti-korrupsionit Olaf mund t’i bashkohet hetimit. Qëllimi i hetimit është gjetja nëse zyrtarët lokalë kanë mbështetur mashtrimin.

Sipas gazetës gjermane, kompania që operon ndërtesën është duke kërkuar kthimin e fondeve të marra. Megjithatë, menaxhmenti nuk ka dhënë asnjë koment mbi rastin.

Siç është raportuar nga gazeta gjermane, subvencionet në Republikën Çeke janë paguar menjëherë pas dorëzimit të aplikimit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara