Qeveria e Britanisë së Madhe synon të bëjë më të lehtë ndarjen e çifteve të martuara, duke u bazuar në rastin e një gruaje, e cila është detyruar të jetë pjesë e asaj që e ka cilësuar si martesë pa dashuri, transmeton AP.
Gjykata Supreme ka udhëruar në muajin korrik se Tini Owmes duhet të vazhdojë martesën me burrin e saj, pavarësisht dëshirës së saj për divorc.
Gjyqtarët e kanë cilësuar këtë rast “shumë problematik”, mirëpo sipas tyre, duart i kanë të lidhura nga ligjit shtetërore për divorc.
Ligjet angleze kërkojnë që nga pala që kërkon ndarjen, të vërtetojë sjellje të paarsyeshme, shkelje të kurorës apo pjesë vjet ndarje, përveç rastit kur të dyja palët pajtohen për divorcim.
BuzzFeed News ka raportuar të premten se ministrat pritet të nisin konsultimet për reforma.
Zëdhënësja e Dhomës së Lordëve, Charlotte Vere ka thënë se, “ne kemi duke kërkuar mënyra si të ulim konfliktin në një divorc”.
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...