Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se beson që qytetarët e Kosovës përfundimisht do ta kuptojnë që Albin Kurti është person që nuk di dhe nuk do të qeveris, por dëshiron të sundojë.
Çitaku potencoi se PDK-ja nuk i përdor mjetet e propagandës siç i përdor Kurti me partinë e tij.
Ajo tha se rezultati nga zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojë.
Çitaku ndërkaq dha detaje nga prapaskenat e takimeve mes Hamzës dhe Kurtit.
“Nuk ka pasur kërkesë për takim në orën 21:00, por Kurti i ka shkruar kryetarit të PDK-së për t’ia kërkuar mbështetjen për zonjën Feride Rushiti. Në WhatsApp i ka shkruar. I ka shkruar, ‘Ju ftoj që ta mbështesni zonjën Feride Rushiti’. Ne ia kemi bërë të qartë zotit Kurti që komunikimin tash e tutje e bëjmë vetëm formalisht”, theksoi ish-deputetja Çitaku në emisionin Rubikon të Klan Kosova.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...