Autoritetet shëndetësore të Britanisë së Madhe kanë raportuar se numri i personave të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve ka qënë n 4,422 raste të reja, shifra më e lartë ditore që prej datës 8 maj.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 u rrit në 390 mijë.
Raportohet se rreth 41 mijë persona thuhet të kenë ndërruar jetë deri më tani në vend.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se Britania e Madhe do të përballet me valën e dytë të pashmangshme të COVID-19.
“Ne po e shohim një valë të dytë, e cila kam frikë se do të jetë e pashmangshme”, u shpreh Johnson të premten.
Ai mes tjerash theksoi se qeveria ka gjasa të implementojë masa të reja kufizuese për ta parandaluar përhapjen./TCH?
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...