Parlamenti Britanik ka vendosur të bllokojë përdorimin e TikTok nga zyrtarët.
Masa e marrë synon të mbrojë vendet nga kërcënimet dhe veprimet kundër sigurisë kibernetike, të cilat mund të përdoren për sulme kundër mjedisit të tyre zyrtar.
“Vendimi ynë për të ndaluar përdorimin e TikTok pason angazhimin me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për ndjekjen e mundshme dhe rreziqet e privatësisë nga disa aplikacione të mediave social. Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar ‘TikTok’ nga pajisjet qeveritare, është vendosur që aplikacioni të bllokohet nga të gjitha pajisjet parlamentare. Siguria kibernetike është një përparësi kryesore për parlamentin,”- tha një zëdhënës i parlamentit.
Ndalimi vlen si për Dhomën e Komunave ashtu edhe për Lordët. Ndalimi do të thotë se askush nuk do të jetë në gjendje të hyjë në aplikacion në një iPad ose iPhone parlamentar ose gjatë përdorimit të Wi-Fi parlamentar.
Nga ana tjetër ‘TikTok’ tha se vendimi është “i gabuar dhe i bazuar në keqkuptime themelore” për kompaninë.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...