Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pas takimit me kolegët e tij të kabinetit, kanë shqyrtuar mundësinë për një izolim të dytë në mbarë vendin duke filluar nga java tjetër.
Burimet e Sky Neës konfirmuan se Boris Johnson u takua me kolegët e tij më të vjetër të kabinetit të Premten për të diskutuar ashpërsimin e mundshëm të kufizimeve pas përkeqësimt të normave të infeksionit të koronavirusit në vend, transmeton portal arbresh.info
Ndryshimi i mundshëm i qasjes vjen pas një jave në të cilën Doëning Street kishte këmbëngulur se korniza rajonale e niveleve mbetet e duhura, pavarësisht izolimeve në Uells, Francë dhe Gjermani.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ende nuk e ka bërë vendimin zyrtar, por pritet që të mbajë konferencë për shtyp të hënën dhe të jep informacionet tjera më të hollësishme.
Një burim i lartë qeveritar i cituar në gazetën The Times tha se nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar por shtoi se “të dhënat janë me të vërtetë të këqija”.
Anglia mund të shkojë drejt izolimit pasi numri i personave të infektuar është rritur frikshëm, me 24, 405 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit dhe me më shumë se 200 vdekje./arbresh.info/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...