Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perëndim dhe qendër të Ukrainës, për t’iu ofruar strehim atyre që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës në Ukrainë.
Londra ka thënë se do të ndajë fonde prej 12.3 milionë dollarëve, shkruan REL.
Pothuajse 118.000 ukrainas janë strehuar nga familjet britanike, në kuadër të përgjigjes qeveritare ndaj pushtimit rus në Ukrainë – që ka nisur në shkurt të vitit 2022 – mirëpo disa refugjatë janë duke e pasur shumë të vështirë që të gjejnë shtëpi të përhershme.
Qeveria britanike ka thënë se fshatrat në Lviv, në perëndim të Ukrainës dhe në Poltava në qendër të Ukrainës, do të mund të strehojnë më shumë se 700 njerëz – një përqindje e miliona ukrainasve që janë shpërngulur, apo janë larguar krejtësisht nga shteti.
“Në vitin e kaluar, Putin ka vazhduar që të shënjestrojë shtëpitë civile dhe infrastrukturën, dhe populli ukrainas e ka paguar çmimin e rëndë”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly përmes një deklarate.
Kurti: Kosovës i duhet president konsensual
Konfirmohet data e samitit BE-Ballkani Perëndimor
Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Ja...
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...