Koronavirusi së fundmi ka kapluar dhe Britaninë e madhe, e cila po njeh një shtim të numrit të viktimave dhe të infektuarve orët e fundit. Pasojat e pandemisë globale në ishull, i ka konfirmuar dhe qeveria, e cila është shprehur se si pasojë e virusit mund të humbin jetën mbi 20 mijë persona në të gjithë vendin.
Ndërkohë aktualisht numri i viktimave ka kaluar nga 16 në 71 persona. Ndërsa ditën e sotme ndërroi jetë dhe një 45 vjeçar, i cili është konsideruar si viktima më e re nga koronavirusi në Britani.
Gjithashtu edhe numri i të infektuarve ka pësuar rritje, nga 407 persona, e cila ishte shifra fillestare, rastet tashmë i kanë kaluar në 1900 persona. Në Angli sot u regjistruan 14 vdekje të reja, ndërsa në Skoci e Uells kanë humbur jetën respektivisht nga një person.
Sakaq, përsa i përket shifrave globale, deri më tani janë konfirmuar 197.225 persona të infektuar, ndërsa 7.950 të tjerë kanë humbur jetën, si pasojë e COVID-19.
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet