Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimet në rajonin brazilian, Bahia, kanë rritur numrin e viktimave, sipas autoriteteve lokale.
Gati 63.000 persona janë detyruar të shpërngulen shkaku i motit të lig, shkruan France24 transmeton arbresh.info
Dy vdekje të reja u regjistruan në qytezën Itabuna: një burrë 21-vjeçar, që u bart nga uji, dhe një grua 33-vjeçare, që vdiq nga rrëshqitja e dheut, thuhet në një raport të qeverisë lokale.
“Jemi duke jetuar në fatkeqësinë më të madhe në historinë e Bahia-s”, tha guvernatori i këtij rajoni, Rui Costa, i cili nga e shtuna i ka mbikëqyrur operacionet e shpëtimit në zonat e prekura.
Shtëpitë u vërshuan nga uji dhe rrugët u shndërruan në lumenj në disa komuna në jug të këtij rajoni. Reshjet e dendura shkaktuan shpërthim të ujit në diga dhe dalje të lumenjve nga shtretërit e tyre.
Sipas Mbrojtjes Civile, numri i personave që janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre shkaku i vërshimeve gati është dyfishuar nga e diela dhe ka shkuar në 62.796. /arbresh.info/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...