Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për ndërhyrje urgjente, pasi bota përjetoi në 21 korrik ditën më të nxehtë në histori.
Në një konferencë shtypi, ai tha se i nxehti ekstrem po rritet në shkallë, intensitet, shpeshtësi dhe kohëzgjatje dhe Toka po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë dhe më e rrezikshme për këdo.
“Temperaturat ekstreme nuk janë më një fenomen njëditor, njëjavor apo njëmujor. Nëse ka një gjë që bashkon botën tonë të përçarë është se të gjithë ne po e ndjejmë të nxehtin.” –tha sekretari
Shefi i OKB-së kërkoi një përpjekje ndërkombëtare të përbashkëta për të zgjidhur problemin dhe u bëri thirrje shteteve të punojnë për objektivat e klimës.
Ai iu drejtua vendeve më të pasura të botës duke theksuar se lidershipi i tyre është jetik për eliminimin gradual të karburanteve fosile.
“Grupimi G20 duhet të devijojë subvencionet nga karburantet fosile tek energjia e rinovueshme dhe të ndihmojë vendet dhe komunitetet në nevojë. Plani për klimën duhet të tregojë se si secili vend do të kontribuojë për arritjen e objektivave.” –vazhdoi ai më tej.
Guterres ia atribuoi të nxehtin ekstrem rritjes së pabarazive. Ai theksoi se përmbushja e masave për të mbrojtur punëtorët e ekspozuar dhe ata të cënueshëm ndaj ndryshimeve të klimës duhet të reflektojë realitetin e rritjes së nxehtësisë sot./euronews
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...