Kina reagoi ndaj kufizimeve për shtetasit e saj nga disa vende të botës, teksa numri i të prekurve me Covid-19 vijon të rritet në vend.
Sipas Ministrisë Jashtme, kufizimet e hyrjes janë të paarsyeshme dhe kanë mungesë të bazës shkencore.
“Ne jemi kundër përpjekjeve për të manipuluar masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë për qëllime politike dhe do të marrim masat përkatëse në situata të ndryshme sipas parimit të reciprocitetit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, në një konferencë të rregullt për lajmet në Pekin.
Shtetet e Bashkuara, Franca, Australia dhe disa vende te tjera kërkojnë teste Covidi për udhëtarët nga Kina.
Të mërkurën pritet një takim i Bashkimit Europian për një vendim të përbashkët për sa i përket situatës në Kinë.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026