Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të deklarojnë një emergjencë klimatike.
António Guterres i ka bërë këto komente përderisa ishte duke folur në një samit virtual në përvjetorin e pestë të marrëveshjes së klimës në Paris, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ai kritikoi vendet e pasura për shpenzimin e 50% më shumë të parave të tyre të rimëkëmbjes pandemike në lëndët djegëse fosile krahasuar me energjinë me karbon të ulët.
Zogjët po përdorin metodë të re për gjetjen e ushqimit, shkak ndryshimet klimatike
Mbi 70 udhëheqës botërorë do të flasin në takimin e organizuar nga Mbretëria e Bashkuar, Kombet e Bashkuara dhe Franca.
Guterres tha se 38 vende kishin shpallur tashmë një emergjencë klimatike dhe ai u bëri thirrje udhëheqësve në të gjithë botën që të bëjnë të njëjtën gjë.
Ai tha se emergjenca do të mbaronte vetëm kur të arrihej neutraliteti i karbonit. Një numër i emetuesve të mëdhenj, duke përfshirë Australinë, Arabinë Saudite, Rusinë dhe Meksikën, nuk po marrin pjesë, pasi veprimet e tyre klimatike nuk u gjykuan mjaft ambicioze./arbresh.info/
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...