Presidenti i tanishëm i Sllovenisë Borut Pahor fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke fituar një mandat të dytë në postin e shefit të shtetit slloven, tregojnë rezultatet fillestare të plota të zgjedhjeve.
Kur janë numëruar mbi 50% të votave, Pahor udhëheq me 53.64% të votave kundrejt rivalit të tij Marjan Sharec i cili ka 46.36% të votave.
Sharec tashmë ka pranuar humbjen dhe i ka uruar fitoren Pahor për mandatin e dytë radhazi.
Borut Pahor është ish-lider i Partisë Social Demokratike dhe ishte në postin e kryeministrit të Sllovenisë prej vitit 2008 deri në vitin 2012, ndërsa në këto zgjedhje garoi si kandidat i pavarur. Ai në rrethin e parë fitoi 47.21% të votave, ndërsa rivali i tij Sharec në rrethin e parë fitoi 24.76% të votave.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale