Borrell uron presidentin e ri të Shqipërisë: Mezi presim të punojmë së bashku

21:01 | 4 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si president i Shqipërisë.

Ai është shprehur se mezi presin të punojnë së bashku, transmeton arbresh.info.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si president i ri i Shqipërisë. Mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të një familjeje evropiane”, ka shkruar ai në Twitter./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale