Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të enjten se tërheqja kaotike e Perëndimit nga Afganistani ka gjasë të jetë katalizator për përpjekjet e BE-së për ta zhvilluar forcën e vet mbrojtëse, duke shtuar se një forcë e reagimit të shpejtë duhet të jetë pjesë e saj.
Brenda Bashkimit Evropian janë duke u shtuar thirrjet që blloku të jetë në gjendje të ndërhyjë ushtarakisht në kriza pa u varur në trupat amerikane, shkruan Reuters.
Pritet që ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian të enjten dhe të premten të diskutojnë për hapat drejt këtij qëllimi në një takim joformal të ministrave të mbrojtjes në Slloveni.
“Nganjëherë, ka ngjarje që e katalizojnë historinë dhe mendoj që Afganistani është njëri nga këto raste”, tha kryediplomati evropian para takimit në Slloveni.
Borrelli ka bërë thirrje për një “forcë evropiane të hyrjes së parë”, të përbërë prej 5.000 trupash për t’i zëvendësuar grupet e betejave, të cilat BE-ja i kishte krijuar në vitin 2007, por të cilat nuk janë përdorur kurrë.
“Duhet të kërkojmë diçka më operacionale. Nevoja për mbrojtje më të fuqishme evropiane është më e dukshme se kurrë më parë”, tha ai para gazetarëve, duke shtuar se shpreson që të ketë një plan për këtë çështje në tetor ose nëntor.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...