Kryeministri në detyrë i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i cili ka vetëm një muaj që ka dhënë dorëheqjen po vazhdon pushimet si një person i shkujdesur në Greqi, teksa opozita në vendin e tij e akuzon atë se e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës.
‘The Sun’ ka ndarë foto të reja të kryeministrit britanik me familjen e tij në një plazh të izoluar në Evia. Ai shihej i shtrirë në rërë teksa lexonte një libër, teksa djali i tij 2-vjeçar luante aty pranë.
Kryeministri ishte parë më herët duke mbërritur në Aeroportin e Athinës në fundjavë dhe duke mbajtur çantën fëmijës. Çifti qëndroi në resortin me pesë yje Vila Planinka në rajonin Jezersko, rreth gjysmë ore larg nga kryeqyteti Ljubljana, ku dhomat kushtojnë deri në 542 Paund një natë.

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...