Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se bombardimet vdekjeprurëse të Rusisë janë një provë se synimet e luftës së Moskës “kanë mbetur të pandryshuara”.
Në një postim, Zelensky bëri thirrje për sanksione të reja ndaj Rusisë, duke theksuar se sulmet ajrore të fundit janë një dëshmi e qartë e qëllimeve të vazhdueshme të Kremlinit.
“Sulmet e tilla tregojnë se synimet e Rusisë janë të pandryshuara. Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur jetën, për ta forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për t’i rritur sanksionet kundër Rusisë”, tha ai.
Ndryshe, sipas zyrtarëve ukrainas, të paktën 17 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore ruse gjatë natës në Ukrainën lindore.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...