Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton akuzoi Korenë e Veriut se nuk po bën hapa për çnuklearizimin e premtuar nga udhëheqësi i Phenianit Kim Jong Un në takimin me Presidentin Donald Trump në Singapor në muajin qershor.
“Ajo që na duhet në fakt nuk është më retorika,” tha zoti Bolton në një intervistë për rrjetin Fox News. “Ajo që na duhet janë rezultate nga Koreja e Veriut për çnuklearizimin”.
Ai tha se që nga takimi i Singaporit, Koreja e Veriut “nuk ka ndërmarrë hapat që ne mendojmë se janë të nevojshme për çnuklearizimin”.
Zoti Bolton tha se SHBA nuk po shikojnë mundësinë e zbutjes së sanksioneve ekonomike kundër Phenianit.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Trump, në një letër të kohëve të fundit për udhëheqësin Kim Jong Un propozoi dërgimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Phenian për bisedime të mëtejshme. Zoti Trump u shpreh gjithashtu se ishte i gatshëm të mbante një takim të dytë me udhëheqësin koreanoverior.
Është hera e dytë brenda tri ditësh që zoti Bolton shpreh irritim për lëvizjet e ngadalta të Penianit në zbatimin e premtimit jo të qartë që Kim Jong Un i bëri Presidentit Trump për çnuklearizimin e gadishullit Korean. Komentet e vijnë pas njoftimeve amerikane se Koreja e Veriut vazhdon të ndërtojë raketa dhe të prodhojë plutonium.
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes 15 v...
Shpërtheu në festë pranë stolit të Real Madridit, Mourinho i...