
Former U.S. ambassador to the U.N. John Bolton speaks during the 2013 NRA Annual Meeting in Houston, the same year he recorded a promotional video for a Russian gun rights group with ties to the NRA
Këshilltari i Presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton tha të dielën se tërheqja e 2 mijë trupave amerikane në Siri, nuk do të jetë e nxituar dhe do të kushtëzohet nga garancitë turke se nuk do të vërë në shënjestër luftëtarët kurdë që janë aleatë të forcave amerikane.
Bolton, gjatë një vizite në Izrael për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu, tha se nuk ka afat për tërheqjen e trupave por se nga ana tjetër prania amerikane në Siri nuk është e pakufizuar. Komentet e Bolton ishin konfirmimi i parë publik se procesi i tërhqjes është ngadalësuar që nga sinjalet e para se do të bëhej brenda 30 ditësh.
Këshilltari Bolton tha Trump “do që kalifati i ISIS-it të shkatërrohet”, duke iu referuar Shtetit Islamik që në të kaluarën e kishte konsideruar Raqqa-n në Sirinë Veriore, kryeqytetin e territorit të vet fetar në Siri dhe Irak.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha se “afati varet nga diskutimet e politikave që duhet të zbatojmë”.
Më 19 dhjetor, Presidenti Trump shpërfilli sugjerimet e zyrtarëve të sigurisë kombëtare dhe befasoi aleatët kur deklaroi se po i tërhiqte trupat amerikane nga Siria, ku ata kanë kryer sulme ajrore dhe kundër Shtetit Islamik dhe pozicioneve siriane dhe kanë shërbyer si këshilltarë të luftëtarëve kurdë. Njoftimi i tij, ngjalli kundërshtime të shumta, përfshirë nga ligjvënës republikanë. Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqjen në shenjë proteste./VOA
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...