Presidenti bolivian, Evo Morales, ka deklaruar se SHBA-të janë duke përgatitur një intervenim ushtarak në Venezuelë, pas një lufte ekonomike kundër këtij vendi të Amerikës së Jugut.
“Pasi ka sulmuar ekonomikisht Venezuelën, Donald Trump po përgatit një ndërhyrje ushtarake kundër këtij vendi”, shkroi në llogarinë e tij në twitter Morales, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne zotohemi për të ndaluar dhunën, përndryshe Trump do të jetë përgjegjës për kthimin e vdekjes dhe shkatërrimit që gjithmonë e përcjell luftën”, shtoi ai.
Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari kur presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas një votimi të bojkotuar nga opozita.
Tensionet u ngritën kur Juan Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.
Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika kanë shprehur solidaritet me presidentin Maduro.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...