Hakerët perëndimorë kundër luftës shkaktuan kërdi në rrugët e Moskës, kur shënjestruan një kompani taksie dhe dërguan dhjetëra shoferë në të njëjtën adresë në Hotel Ukraine.
Rreth 100 makina të verdha që punonin për Yandex Taxi, u rreshtuan në të njëjtën rrugë pranë Hotel Ukrainë, duke bllokuar korsitë, të enjten.
“Shoferët kaluan rreth 40 minuta në trafik për shkak të porosive të rreme”, tha një zëdhënës i Yandex Taxi, shkruan Telegraph, transmeton Klankosova.
“Algoritmi për zbulimin dhe parandalimin e sulmeve të tilla tashmë është përmirësuar për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen”.
Në mediat sociale, kalimtarët thanë se sulmi shkaktoi bllokime trafiku dy-orëshe në të gjithë Moskën.
Hotel Ukraina u ndërtua nga diktatori sovjetik Josef Stalin në vitet 1950 dhe është një nga shtatë kullat gotike rreth qendrës së Moskës.
О сбое в сервисе “Яндекс.Такси” сообщают в соцсетях. Пользователи публикуют видео огромных пробок на Кутузовском проспекте.
Водители такси жалуются, что их всех отправили в один район. pic.twitter.com/7uyBIBeP8l
— РЕН ТВ | Новости (@rentvchannel) September 1, 2022
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...