Bisedimet midis BE dhe Kinës kanë ngecur në lidhje me një marrëveshje investimesh që duket se ishte në fazën e saj të fundit.
Marrëveshja e investimeve BE-Kinë, e cila ka qenë në përgatitje për shtatë vjet, do të siguronte që kompanitë evropiane në Kinë të mund të konkurrojnë me firmat vendase në një bazë të barabartë.
Kjo gjithashtu do të mbrojë hyrjen e kompanive kineze në tregjet evropian.
”Kina ka bërë lëshime të reja për kompanitë evropiane për të hyrë në tregun e saj, por shumë ndryshime mbeten ende”, sipas draftit të fundit.
Të dy palët synuan të paktën një marrëveshje themelore deri në fund të vitit.
Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu kishin planifikuar fillimisht të sheshonin pikat e mbetura të mosmarrëveshjeve, por bisedimet e tyre të nivelit të lartë janë shtyrë deri pas Krishtlindjeve.
Ndërkohë, çështja e mprehtë e diskriminimit ndaj kompanive evropiane në prokurimin publik në Kinë është zgjidhur./AA/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...