Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez u ka bërë thirrje operatorëve privatë të energjisë që të ndihmojnë qeverinë e tij të përcaktojë shkakun e ndërprerjes së paprecedentë të energjisë të hënën në gadishullin Iberik. Ai tha se duhen bërë ndryshime dhe përmirësime për të garantuar “furnizimin dhe konkurrueshmërinë e ardhshme” të sistemit elektrik të vendit.
Spanja dhe Portugalia pësuan një ndërprerje masive të energjisë elektrike që filloi pak pas orës 12:30 të drekës së së hënës dhe zgjati deri natën vonë.
Të paktën pesë persona mendohet se kanë vdekur në Spanjë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, e cila la njerëz të bllokuar në trena dhe në ashensorë./abcnews.al
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...