Në Bjellorusi një gjykatë ka dënuar me burg dy politikanë të opozitës që luajtën rol aktiv në organizimin e protestave kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore e lajmeve Belta raportoi se një gjykatë në Minsk i shpalli dy politikanët, Maria Kolesnikova dhe Maksim Znak, fajtorë me akuzat e “përpjekjes për të marrë pushtetin me mjete jo kushtetuese dhe për formimin e një grupi ekstremist”.
Gjykata mbështeti akuzat e prokurorit dhe shqiptoi 11 vjet burg për Kolesnikova dhe 10 vjet burg për Znak.
Protestat shpërthyen në Bjellorusi pasi Alexander Lukashenko u shpall fitues në zgjedhjet e 9 gushtit të vitit 2020, të cilat opozita i quajti të manipuluara.
Aktivistët opozitarë kryen demonstrata çdo fundjavë deri në dhjetor të vitit 2020, duke kërkuar që Lukashenko, i cili fitoi mandatin e tij të 6-të radhazi, të lëshonte detyrën dhe të ndryshonte Kushtetutën.
Derisa Moska ka mbështetur Minskun, shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj këtij vendi të Evropës Lindore.
Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...
Zelensky: Populli ukrainas nuk do ta pranojë një marrëveshje...
Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Ko...
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...