Bisedimet e radhës me Shteteve të Bashkuara dhe Iranin në lidhje me një marrëveshje për armët bërthamore mund të mbahen në Romë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se raundi I radhës nuk do të mbahet në Oman, ku dy vendet negociuan fillimisht. Megjithatë, ka të ngjarë që Omani, do të vazhdojë të ndërmjetësojë mes dy palëve.
Një zyrtar nga qeveria italiane konfirmoi për Associated Press se bisedimet e radhës do të mbahen në Romë të shtunën. Zyrtarët iranianë dhe ata amerikanë nuk e pranuan menjëherë vendin e raundit të dytë të negociatave.
Ndërsa SHBA mund të ofrojë lehtësim sanksionesh për ekonominë e bllokuar të Iranit, mbetet e paqartë se sa do të jetë i gatshëm të pranojë Irani.
Nisur edhe nga negociatat që nga viti 2018, Irani ka të ngjarë të kërkojë të vazhdojë pasurimin e uraniumit deri në të paktën 20%. Asnjëra palë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike për atë që po kërkon konkretisht në bisedime.
Zëdhënesi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se duhet të ketë patjetër garanci në përmbushjen e garancive. Ai kritikoi gjithashtu Bashkimin Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj shtatë zyrtarëve iranianë të burgjeve dhe drejtësisë. / abcnews.al
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...