Delegacionet nga Izraeli dhe Hamasi kanë filluar një raund të tërthortë bisedimesh për armëpushim në Katar, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkon në Uashington për t’u takuar me Donald Trump.
Netanyahu tha se mendon që takimi i tij me presidentin amerikan të hënën duhet të ndihmojë në përparimin e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje për lirimin e më shumë pengjeve dhe një armëpushim në Gaza.
Ai tha se u kishte dhënë negociatorëve të tij udhëzime të qarta për të arritur një marrëveshje armëpushimi sipas kushteve që Izraeli ka pranuar.
Hamasi ka thënë se i është përgjigjur propozimit të fundit për armëpushim me një frymë pozitive, por duket e qartë se ende ka boshllëqe midis dy palëve që duhet të kapërcehen nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje, ka raportuar BBC.
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...