Bien rezervat e naftës bruto në SHBA

23:44 | 8 Prill 2021

Rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në SHBA u ulën me 3.5 milionë fuçi javën e kaluar krahasuar me javën paraprake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata e Informacionit të Energjisë e SHBA-së (EIA) njoftoi se rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në vend ranë me 3.5 milionë fuçi (0.7 për qind) javën e kaluar afërsisht në 498 milionë e 300 mijë fuçi.

Pritja e tregut ishte që rezervat do të ulen me afërsisht 1 milion e 325 mijë fuçi.

Rezervat strategjike të naftës së papërpunuar, të cilat nuk përfshihen në rezervat komerciale të naftës së papërpunuar, mbetën të pandryshuara në nivelin 637 milionë e 800 mijë fuçi.

Gjatë periudhës në fjalë, rezervat e benzinës në SHBA u rritën me 4 milion fuçi në 234 milionë e 600 mijë fuçi.

Prodhimi i naftës u ul

Importet e naftës bruto në SHBA u rritën me afërsisht 6 milionë e 264 mijë fuçi në ditë krahasuar me javën e kaluar dhe arritë në 3 milionë e 434 mijë fuçi me një rritje mesatare ditore prej 260 mijë fuçi.

Prodhimi ditor i naftës bruto të vendit u ul me 187 mijë fuçi në afërsisht 11 milionë e 358 mijë fuçi në mes 27 marsit – 2 prill.

Sipas Raportit Afatshkurtër të Energjisë të prillit 2021 të EIA-s, prodhimi mesatar ditor i naftës bruto në SHBA pritet të jetë 11 milionë fuçi këtë vit dhe 11.9 milionë fuçi vitin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara