Përdoruesit e mediave sociale kanë shpërndarë foto dhe video të borës që ra në Aleksandria.
Egjipti është goditur nga një mot i ftohtë, që është shumë i pazakontë për vendin, transmeton portal arbresh.info
“Kjo nuk është Londra, është Aleksandria”, thotë një nga komentuesit në mediat sociale.
Administrata Meteorologjike ka postuar në Facebook foto të borës nga rrugët e Aleksandrisë, më saktësisht nga zonat portuale të Karmouza, Al-Manshiya dhe Aleksandri.
Drejtori i Qendrës për Analiza dhe Parashikime në Administratën Meteorologjike të Egjiptit, Mahmoud Shaheen, paralajmëroi qytetarët për paqëndrueshmërinë e kushteve të motit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të veshin rroba dimërore dhe të vozisin me kujdes, pasi temperatura minimale e ajrit do të jetë nga tetë deri në 10 gradë, ndërsa në rrëzë të Sinait temperatura mund të bjerë deri në dy gradë nën zero./arbresh.info/
This is not London
this is Alexandria ❤️
?️?️?️⚡? pic.twitter.com/Tedq2zrMgp— ĘŊĢ???ℬ??? (@kabo_990) December 20, 2021
alexandria's so pretty pic.twitter.com/rP95o9QDc2
— ? (@Asmaa_sherif22) December 20, 2021
Alexandria turned to Moscow☔️♥️? pic.twitter.com/OVnr1HuyUQ
— mar3y ?✨? (@mhmoudmar3y2) December 20, 2021
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?