Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se mendon që homologu i tij rus Vladimir Putin do të “futet” në Ukrainë.
I pyetur në një konferencë shtypi në lidhje me kërcënimin e një pushtimi rus, ai tha “Unë mendoj se Putin do të hyjë brenda, ai do të bëjë diçka”.
Por, ai paralajmëroi se udhëheqësi rus do të paguante një “çmim serioz dhe të shtrenjtë” për “testimin” e Perëndimit.
Moska e mohon planifikimin për të sulmuar apo pushtuar, por vlerësohet se i kanë vendosur rreth 100 mijë ushtarë në kufirin me Ukrainën.
Rusia i ka bërë një sërë kërkesash ndaj qeverive të perëndimit, duke përfshirë atë se Ukraina nuk duhet t’i bashkohet kurrë NATO-s dhe se aktivitetet ushtarake të aleancës mbrojtëse duhet të kufizohen në shtetet anëtare, përfshirë Poloninë.
Bisedimet midis Perëndimit dhe Rusisë javën e kaluar nuk arritën një përparim, disa nga kërkesat e Moskës u refuzuan, shkruan BBC, transmeton Klankosova.
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...