Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri italian Mario Draghi thanë se lidhjet midis dy vendeve të tyre janë “më të forta” pas pushtimit rus të Ukrainës.
Dy liderët u takuan në Shtëpinë e Bardhë të martën.
“Putin besonte se mund të na ndante, por ne të gjithë jemi bërë më të fortë. Unë besoj se një bashkim i fortë evropian është në interes të Shteteve të Bashkuara. Kuptohet që është konkurrencë, por është mirë”, tha Biden.
Draghi tha se tani është koha për të menduar për arritjen e një armëpushimi.
Pavarësisht varësisë së Italisë nga gazi rus dhe lidhjeve tradicionalisht miqësore të Romës me Moskën, qeveria e Draghit ka qenë një mbështetëse e vendosur e përpjekjeve për të ndëshkuar Rusinë për sulmin e saj ndaj Ukrainës. Së bashku me aleatët perëndimorë, Roma ka dërguar armë për të mbështetur Kievin.
Draghi ka premtuar gjithashtu mbështetje për çdo sanksion të Bashkimit Evropian ndaj sektorit energjetik të Rusisë./tch/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...