Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se sulmet vdekjeprurëse me raketa ruse në disa qytete të Ukrainës të sjellin në vëmendje brutalitetin e tmerrshëm të Rusisë.
Sulmet gjatë ditës vranë të paktën 31 persona dhe plagosën 154, sipas zyrtarëve ukrainas. Një nga vendet e goditura ishte spitali i fëmijëve Okhmatdyt në Kiev, i cili është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë.
Biden tha në deklaratën e tij se SHBA dhe aleatët e NATO-s do të shpallin masa të reja për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
“Është kritike që bota të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën në këtë moment të rëndësishëm dhe që ne të mos injorojmë agresionin rus”, tha Biden.
Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani nuk jep përg...
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë
Zyrtare: Ernest Muçi është përfundimisht futbollist i Trabzp...
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...