
US President Joe Biden delivers a national update on the situation at the Russia-Ukraine border at the White House in Washington, DC, February 18, 2022. (Photo by Jim WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)
Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi të mërkurën për një paketë të re ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.
Ndihma përfshin armë, municione, transportues të blinduar të personelit dhe helikopterë.
Njoftimin për ndihmën e re Biden e bëri të ditur pas një telefonate me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin bisedoi për të koordinuar dhënien e ndihmës.
“Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet e armëve shumë efektive dhe me aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që presim që Rusia të nisë në Ukrainën lindore”, tha Biden.
Biden tha se SHBA do të vazhdojë të punojë me aleatët për të ndarë armë dhe burime shtesë ndërsa konflikti vazhdon.
“Furnizimi i qëndrueshëm me armë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj i kanë ofruar Ukrainës ka qenë kritike që frocat ukrainase t’i rezistojnë pushtimit rus”, tha Biden.
Sipas presidentin amerikan, “ndihma ka bërë që pushtimi i presidentit rus, Vladimir Putin, të ngec.
Biden tha se Rusia synon të pushtojë dhe kontrollojë Ukrainën.
“Ne nuk mund të ndalemi tani”, shtoi Biden.
Gjatë muajit mars, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente, që parashikon 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën – rreth gjysma e tyre ndihmë ushtarake.
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar fuqishëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe kanë ndërmarrë një varg sanksionesh kundër Rusisë – përfshirë ndalimin e importeve të naftës së saj./REL/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...