Pas njoftimit se nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e vitit 2024, presidenti amerikan, Joe Biden ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për të nominuaren e partisë së tij, Kamala Harris.
Me anë të një postimi në X, Biden shkroi se vendimi i vitit 2020 që Harris të jetë zëvendëspresidente, ka qenë vendimi më i mirë që ai ka marr.
“Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si zëvendëspresidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”, ka thënë Biden.
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin