
The White House
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden do të presë të mërkurën presidentin e rizgjedhur Donald Trump në Zyrën Ovale, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.
Një takim i tillë është i zakonshëm midis presidentit që po largohet dhe presidentit të ardhshëm dhe ka për qëllim pjesërisht të shënojë fillimin e një transferimi paqësor të pushtetit, në demokracinë amerikane, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Klankosova.tv.
Republikani Trump nuk e priti demokratin Biden pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ish-presidenti Trump kandidoi sërish në zgjedhjet e këtij viti dhe mundi nënpresidenten Kamala Harris. Ashtu si presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, presidenti Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45 dhe 47 i Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden i telefonoi presidentit të zgjedhur Trump të mërkurën e kaluar për ta uruar dhe për ta ftuar të takohej në Zyrën Ovale.
Në një fjalim që mbajti të enjten, Biden tha se e kishte siguruar presidentin e zgjedhur Trump “se kam urdhëruar të gjithë administratën për të punuar me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan.”
Takimi i tyre është caktuar për në orën 11:00.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...